Lot dhe pikëllim kanë mbizotëruar në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, pas shpalljes së aktgjykimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Dhomat e Specializuara në Hagë. Trupi Gjykues i shpalli fajtorë Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin për veprat penale të përcaktuara në aktgjykim, duke i dënuar me gjithsej 81 vjet burgim. Hashim Thaçi u dënua me 25 vjet burgim, Jakup Krasniqi me 25 vjet, Kadri Veseli me 18 vjet, ndërsa Rexhep Selimi me 13 vjet burgim. Koha e kaluar në paraburgim do t’u llogaritet në vuajtjen e dënimit, sipas vendimit të gjykatës. Krerët e UÇK-së shpallen fajtorë, dënohen në total me 81 vjet burgim Vendimi është përcjellë drejtpërdrejt edhe në Prishtinë, ku qindra qytetarë ishin mbledhur në sheshin “Skënderbeu” para ekranit gjigant të vendosur për transmetimin e seancës nga Haga. Pas kumtimit të dënimeve, në shesh janë parë qytetarë të përlotur dhe të pikëlluar, ndërsa atmosfera është rënduar dukshëm. Fotografitë e realizuara nga fotoreporteri i Telegrafit në sheshin “Skënderbeu” pasqyrojnë reagimet e qytetarëve pas shpalljes së aktgjykimit. Rasti ndaj Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit lidhet me akuza për krime k