Miliona nga Serbia për të akuzuarin për sulmin në Banjskë
Kompania “Rad 028”, në pronësi të Radulle Steviqit, nuk gjendet në adresën në Kosovë, ku figuron e regjistruar në sistemin serb, konstatoi Radio Evropa e Lirë. Por, kjo nuk i pengon institucionet e Serbisë që t’i ndajnë asaj kontrata milionëshe për punë ndërtimore. Steviq dhe kompania e tij, tash e pesë vjet, janë nën sanksionet e Shteteve të Bashkuara, për shkak të lidhjeve me Millan Radoiçiqin dhe Zvonko Vesellinoviqin, si dhe për akuza që lidhen me krimin e organizuar dhe korrupsionin. Në Kosovë, ai përballet gjithashtu me akuza për përfshirje në sulmin e armatosur në Banjskë. Vetëm që nga fillimi i këtij viti, institucionet serbe kanë lidhur me kompaninë e Steviqit dhjetë kontrata me vlerë mbi një milion euro, edhe pse ajo nuk i ka përfunduar ende më shumë se njëzet punë të mëparshme, të cilat i janë besuar në mjediset me shumicë serbe në Kosovë. Kjo dëshmohet nga dokumentacioni i tenderëve në bazën e prokurimeve publike të Serbisë, të cilin e analizoi Radio Evropa e Lirë. Ndërsa në terren mungojnë makineritë dhe punëtorët, Radio Evropa e Lirë nuk mundi të konfirmonte nëse punimet që figurojnë zyrtarisht si të përfunduara, janë realizuar vërtet. Sipas aktakuzës së Kosovës për s
VG News ја прикажува оваа вест како агрегирана информација. Целосната содржина е кај оригиналниот извор.