Kur kanë mbetur më pak se 15 orë deri në shpalljen e vendimit të shkallës së parë të Gjykatës Speciale për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, djali i Jakup Krasniqit, Altini, ka thënë se këto orë do ta kenë një rëndësi shumë të madhe. Ai tha se lufta e UÇK-së ka qenë e pastër, e drejtë dhe beson se krerët e saj kanë bërë luftë për dinjitetin e popullit shqiptar. Krasniqi tregoi edhe për mesazhet dhe kurajon që ia ka dhënë i ati, Jakupi, duke thënë se ai është shprehur se lufta e secili bashkëluftëtar ka qenë e drejtë dhe për lirinë e popullit shqiptar. “Sa herë jemi takuar me babin gjithmonë na ka dhënë motiv dhe na ka dhënë një kurajo. Ka thënë që lufta e UÇK-së, jo veç e jemja, por e secilit ushtar dhe secilit që është duke u gjykuar këtu, ka qenë e drejtë, për dinjitet dhe për lirinë e popullit shqiptar. UÇK-ja ka bërë luftë të pastër edhe nuk ka asnjë vendim që mundet me ndryshuar krenarinë që ka ky popull për këtë Ushtri Çlirimtare të Kosovës”, tha Krasniqi për KosovaPress. Tutje, ai tha se e ka ëndërruar lirimin e babait të tij dhe se ndiejnë dhimbje pasi ai është në paraburgim, por shtoi se dhimbja më e madhe do të ishte nëse Jakup Krasniqi nuk do të kishte qenë pj