Jose Mourinho i vendosur, zgjedh mbrojtjen që do të startojë ndaj Atletico Madridit
Jose Mourinho duket se e ka të qartë mbrojtjen që dëshiron ta përdorë në derbin e Madridit ndaj Atleticos, me Denzel Dumfries që raportohet se ka fituar avantazh ndaj Trent Alexander-Arnoldit për pozitën e mbrojtësit të djathtë. Real Madridi u rikthye te fitorja me triumfin 4-1 ndaj Rayo Vallecanos dhe ka pasur një fillim mbresëlënës të sezonit nën drejtimin e Mourinhos. Pas ndeshjes së radhës në La Liga ndaj Elches, “Los Blancos” do të kenë testin e parë të madh të sezonit, pasi do të udhëtojnë në “Metropolitano” për t’u përballur me Atletico Madridin e Diego Simeones. Sipas “Defensa Central”, Mourinho aktualisht e preferon një vijë të mbrojtjes të përbërë nga Dumfries, Ibrahima Konate, Dean Huijsen dhe Marc Cucurella. Vendimi më i bujshëm është preferenca për Dumfriesin para Alexander-Arnoldit. Mbrojtësi holandez raportohet se i ofron Mourinhos më shumë intensitet defensiv, forcë në duelet ajrore dhe aftësi për t’u rikthyer shpejt në pozicion, elemente që trajneri portugez pritet t’i vlerësojë veçanërisht në një derbi si mysafir ndaj Atletico Madridit. Alexander-Arnold konsiderohet më i rrezikshëm me topin dhe ofron më shumë cilësi në fazën e organizimit të lojës, por zgjedhja e
VG News ја прикажува оваа вест како агрегирана информација. Целосната содржина е кај оригиналниот извор.