Partia Demokratike e Kosovës (PDK) nuk do të marrë pjesë në seancën e sotme të Kuvendit. Këtë e ka konfirmuar për Telegrafin sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku. Çitaku ka bërë të ditur se vendimi lidhet me pritjen e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, ndërsa ka theksuar se PDK-ja nuk po heq dorë nga e drejta e saj. “Shefi i Grupit Parlamentar Arian Tahiri e dorëzon letrën në Kuvend që deri sa ta sqarojë Gjykata, nuk marrim pjesë. Nuk heqim dorë nga e drejta, po e presim vendimin e Gjykatës”, ka deklaruar Çitaku për Telegrafin. Ajo shtoi se po presin afatin e fundit për tiu drejtuar Gjykatës Kushtetuese. PDK-ja pritet të qëndrojë jashtë seancës deri në sqarimin e çështjes nga Gjykata Kushtetuese. The post Seanca konstituive, Çitaku thotë se PDK s’merr pjesë derisa Gjykata të japë sqarimet appeared first on Gazeta Express .