Tomë Gashi: Presim aktgjykim lirues për ish-krerët e UÇK-së, Gjykata Speciale mos të bie në lajthitje të vlerësimit të provave të dërguara nga Serbia
Vetëm pak orë para shpalljes së aktgjykimit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, avokati Tomë Gashi ka thënë se pret një vendim lirues ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në një intervistë për Telegrafin, Gashi ka folur për procesin gjyqësor në Hagë, provat e paraqitura gjatë tij, skenarët e mundshëm të aktgjykimit dhe atë që, sipas tij, do të ndodhte në rast të një vendimi lirues. “Mendoj që provat të cilat ne i kemi pa në aq pak seanca, sa kanë qenë të hapura për publikun, nuk kemi pa diçka që mund të sjellë një aktgjykim tjetër, përveç aktgjykimit lirues”, ka deklaruar Gashi. Ai ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me mënyrën se si mund të vlerësohen provat që, sipas tij, janë dërguar nga Serbia. “Frika ime personale, por besoj e një pjese të madhe të ne shqiptarëve, është që Gjykata Speciale mos të bie në lajthim të vlerësimit të provave të dërguara nga Serbia”, ka thënë ai. Sipas Gashit, një aktgjykim eventual dënues do të kishte pasoja që do të shkonin përtej fatit individual të katër të akuzuarve, pasi Serbia, sipas tij, do ta përdorte një vendim të tillë politikisht kundër Kosovës. “Nëse eventualisht do të ketë aktgjykim dën
VG News ја прикажува оваа вест како агрегирана информација. Целосната содржина е кај оригиналниот извор.