Zelensky: SHBA-ja duhet të sigurohet se Rusia është vërtet gati para se Ukraina të pranojë propozimin
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka deklaruar se Ukraina është e gatshme të mbështesë një hap drejt uljes së tensioneve me Rusinë, por vetëm nëse Shtetet e Bashkuara sigurohen se Moska është vërtet e gatshme ta zbatojë marrëveshjen. Zelensky iu referua “propozimit të fuqishëm të Shteteve të Bashkuara”, pasi presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se Kievi dhe Moska kishin rënë dakord për ndalimin e sulmeve ndaj infrastrukturës energjetike. Në një postim në Telegram, Zelensky tha se propozimi amerikan parashikon një marrëveshje reciproke për “ndalimin e sulmeve ndaj infrastrukturës kritike”. “Nëse kjo mund të jetë hapi i parë drejt uljes së tensioneve – një hap për ndalimin e sulmeve ruse ndaj infrastrukturës sonë kritike dhe sulmeve tona në përgjigje – atëherë Ukraina është e gatshme ta mbështesë de-përshkallëzimin”, deklaroi ai. Zelensky: Evropa nuk mund ta harrojë "atë që po ndodh" në Ukrainë pas vonesës së sanksioneve Megjithatë, presidenti ukrainas shprehu dyshime të forta mbi gatishmërinë e Moskës për t’i dhënë fund luftës, transmeton Telegrafi. “Ne shohim se rusët po ndiejnë tensionin për shkak të përgjigjeve tona të sakta ndaj ekonomisë ruse të luftës. Deri tani, ask
VG News ја прикажува оваа вест како агрегирана информација. Целосната содржина е кај оригиналниот извор.