Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se vendimi i Gjykatë Speciale i dhënë “në emër të popullit të Kosovës” është i papranueshëm dhe i padrejtë. Haradinaj ka thënë se beteja për drejtësi duhet të vazhdojë dhe të fitohet në shkallën e dytë. “Vendimi është i papranueshëm, i padrejtë. Beteja për drejtësi duhet të vazhdojë, duhet të fitohet në shkallën e dytë”, ka deklaruar Haradinaj. “S’kem atdhe tjetër. Iu ndihmojmë armiqve nëse dëmtojmë pronën e Kosovës e nëse e shkatërrojmë Kosovën çfarëdo mënyre, iu ndihmojmë armiqve. Do t ‘i mujm armiqtë në shkallën e dytë”, ka shtuar tutje Haradinaj. The post Haradinaj: Beteja për drejtësi vazhdon, iu ndihmojmë armiqëve nëse e shkatërrojmë Kosovën appeared first on Gazeta Express .