Veprimtari shqiptaro-amerikan, Harry Bajraktari, ka shprehur zhgënjimin e tij për tërheqjen e Prof. Dr. Bekim Sejdiut nga kandidatura për President të Kosovës. Përmes një postimi në Facebook, Bajraktari e ka cilësuar këtë zhvillim si “lajm të keq për popullin e Kosovës”, duke kritikuar deputetët për dështimin për ta zgjidhur bllokadën politike. “Më ka mërzitur shumë tërheqja e Prof. Dr. Bekim Sejdiu nga kandidatura për President të Kosovës. Ky është lajm i keq për popullin e Kosovës, që po priste zgjidhje e jo lojëra politike”, ka shkruar Bajraktari. LVV pas tërheqjes së Sejdiut: Kosova po dërgohet drejt zgjedhjeve të përsëritura Ai ka thënë se Kosova e ka humbur mundësinë për të pasur një president profesional e të përgatitur, si dhe për të zgjidhur krizën politike dhe për të krijuar institucione funksionale. “Fatkeqësisht deputetët dështuan, nuk e kryen punën për çka i kanë marrë votat e popullit. Nuk e vendosën Kosovën të parën, por vazhduan me kalkulime politike”, ka deklaruar ai. Bajraktari ka theksuar se komuniteti shqiptaro-amerikan dhe miqtë e Kosovës në Washington prisnin që procesi të sillte zgjidhje për vendin. “Unë nuk e di se si do t’ia bëjnë politikanët tanë që ta nxj