Chelsea ka reaguar ashpër me një deklaratë dramatike të publikuar pasi Manchester City konfirmoi emërimin e Enzo Marescas. Në janar, Chelsea njoftoi se trajneri Maresca ishte larguar nga klubi më pak se gjashtë muaj pasi fitoi Kupën e Botës për Klube në fund të sezonit të tij të parë në “Stamford Bridge”. Me klubin londinez që ndodhej në vendin e pestë në Premierligë, menjëherë u ngritën pikëpyetje se përse italiani ishte larguar papritur nga Chelsea. Vetëm katër muaj më vonë, u bë e ditur se legjenda e Manchester City, Pep Guardiola, do të largohej në fund të sezonit 2025/26, duke i dhënë fund një dekade të mbushur me trofe në krye të klubit. Nuk iu desh shumë kohë tifozëve dhe analistëve të lidhnin pikat, pasi thashethemet që e lidhnin Marescan me vendin vakant në “Etihad” nisën të qarkullonin vetëm pak orë pasi u publikua lajmi për largimin e Guardiolës. Këto raportime nuk u pritën mirë nga tifozët e Chelseat, me shumë prej tyre që spekuluan se ish-trajneri i tyre mund të kishte detyruar largimin e tij nga klubi sapo kuptoi se kishte një mundësi për të marrë drejtimin e Cityt. Një muaj më vonë, u konfirmua zyrtarisht se Maresca ishte emëruar trajner i Manchester City, ndërsa Che