Një vatër zjarri është regjistruar në zonën e Koxhasit në Shijak, ku flakët janë përhapur me shpejtësi për shkak të erës. Shtëllunga të dendura tymi janë përhapur në një sipërfaqe të gjerë, duke u bërë të dukshme edhe përgjatë autostradës Durrës-Tiranë. Në terren ndodhen forcat zjarrfikëse të Shijakut, të cilat po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve. Paraprakisht mësohet se u është vënë zjarri disa mbeturinave, por flakët janë përhapur më tej në zonë. The post Zjarr në Shijak, tymi pushton autostradën Tiranë-Durrës appeared first on Gazeta Express .