Coca-Cola HBC Kosova dhe Let’s Do It Kosova kanë bashkuar forcat për herë të parë në kuadër të Prishtina Outdoor Festival , duke bërë bashkë qytetarët përmes një sërë aktivitetesh interaktive që promovuan angazhimin komunitar dhe ndërgjegjësimin për mbrojtjen e mjedisit. Të zhvilluara në tri lokacione të festivalit, në qendër të Prishtinës, te Liqeni i Badovcit dhe në fshatin Kukaj, aktivitetet u fokusuan në përfshirjen e vizitorëve në lojëra edukative, sfida interaktive dhe në aktivitete të prekshme të rickiklimit. Ky partneritet u konceptua për të rritur ndërgjegjësimin dhe për ta bërë pjesëmarrjen për vizitorët sa më të lehtë dhe domethënëse duke promovuar përfshirjen direkte të komunitetit lokal. Një ndër elementet kryesore ishte Pasaporta e Gjelbërt , një mjet edukativ që nxiti pjesëmarrësit të mësojnë më shumë rreth ndarjes së mbeturinave, kohës së dekompozimit të materialeve dhe veprimeve të përditshme që kontribuojnë në krijimin e hapësirave publike më të pastra. Marigona Ujkani, Menaxhere për Çështje Publike dhe Rregullative në Coca-Cola HBC Kosova , u shpreh: "Në Coca-Cola HBC Kosova, qëndrueshmëria është në qendër të mënyrës se si operojmë. Jemi krenarë që për herë të pa