Samsung ka kërkuar nga gjykata rrëzimin e padisë prej 15 milionë dollarësh (rreth 13 milionë euro) të ngritur nga Dua Lipa, lidhur me përdorimin e paautorizuar të imazhit të këngëtares në kutitë e televizorëve të kompanisë. Në një parashtresë të re të dorëzuar të enjten dhe të siguruar nga “Rolling Stone”, avokatët e kompanisë argumentojnë se këngëtarja nuk ka bazë për të ngritur padi, pasi, sipas tyre, në përdorimin e imazhit të saj “nuk ka asgjë që sugjeron se paditësja i mbështet ose i promovon televizorët”, shkruan Rolling Stones . “Fotografitë thjesht paraqesin ndërfaqen e televizorëve në ekran, duke ilustruar aplikacionet dhe... një shembull të përmbajtjes që mund të gjendet në televizor”, kanë argumentuar avokatët e Samsung. Bëhet fjalë për kuti të disa modeleve të televizorëve Samsung që përfshijnë shërbimin Samsung TV Plus, ku imazhi i Dua Lipës është përdorur për të promovuar kanalin “Xite Hits”. Në të njëjtat kuti shfaqen edhe logo të tjera, përfshirë MLB, Fox Sports dhe serialin kriminal “The First 48”. Foto: Dua Lipa/Instagram Samsung kishte deklaruar më herët se kishte marrë “garanci të qartë” nga një prej partnerëve të saj të përmbajtjes se ishin siguruar të gjitha l