Më shumë se pesë tonë ushqim u shërbyen gjatë ngjarjes që mblodhi fonde për psikiatrinë pediatrike Ngjarja, e quajtur “Masa care unește” – “Tryeza që bashkon” , u mbajt më 12 shtator në qendër të kryeqytetit rumun. Tryeza shtrihej përgjatë Bulevardit Unirii deri në Sheshin e Kushtetutës, përballë Pallatit të Parlamentit. Pas matjeve zyrtare, Guinness World Records certifikoi një gjatësi prej 5.055 metrash , duke e shpallur atë tryezën më të gjatë në botë të ndërtuar nga materiale të riciklueshme. Organizatorët fillimisht kishin paralajmëruar një strukturë prej rreth 5.5 kilometrash, ndërsa rezultati i certifikuar përfundimtar ishte 5.055 metra. Për rreth 20 mijë pjesëmarrësit u përgatitën po aq racione ushqimi. Në total u përdorën më shumë se pesë tonë ushqime , ndërsa menyja përfshinte gatime tradicionale rumune, ëmbëlsira dhe fruta. Por qëllimi i ngjarjes nuk ishte vetëm vendosja e një rekordi. Nga rekordi botëror te një kauzë për fëmijët Fondet e mbledhura gjatë aktivitetit do të përdoren për ndërtimin e asaj që organizatorët e përshkruajnë si spitali i parë i psikiatrisë pediatrike në Rumani , në kompleksin e Spitalit Klinik të Psikiatrisë “Prof. Dr. Alexandru Obregia” në Bukur