Kane për Topin e Artë, Hoeness godet Messin dhe Mbappen
Presidenti nderi i Bayern Munichut, Uli Hoeness, beson se Harry Kane e meriton ta fitojë Topin e Artë për vitin 2026, pas një sezoni të jashtëzakonshëm me klubin bavarez. Hoeness ka qenë i drejtpërdrejtë në mbështetjen e tij për sulmuesin anglez, duke theksuar se Kane ka zhvilluar një sezon të shkëlqyer në të gjitha garat. “Ai absolutisht e meriton. Dhe shpresoj që ta fitojë. Harry Kane ka pasur një sezon të jashtëzakonshëm në të gjitha garat. Nëse nuk e meriton këtë vit, atëherë kur do ta meritojë?”, deklaroi Hoeness. telegrafi.com Megjithatë, 74-vjeçari nuk u ndal vetëm te lavdërimet për Kane, por komentoi edhe rivalët kryesorë të tij në garën për çmimin prestigjioz, veçanërisht Lionel Messin dhe Kylian Mbappen. Duke folur për Messin, Hoeness tha: “Mendoj se t’ia japësh Messit Topin e Artë për herë të pestë do të ishte marrëzi, (në fakt, argjentinasi do të ishte në garë për ta fituar çmimin për herë të nëntë)". Sa i përket Kylian Mbappes, Hoeness vuri theksin te mungesa e trofeve të Real Madridit gjatë sezonit të kaluar. “Ata [Real Madridi] nuk fituan asnjë trofe, ndërsa ne fituam dy”, deklaroi presidenti nderi i Bayernit. telegrafi.com Në të njëjtën kohë, Hoeness foli edhe për t
VG News ја прикажува оваа вест како агрегирана информација. Целосната содржина е кај оригиналниот извор.