Lamine Yamal beson se ka bërë mjaftueshëm për ta fituar Topin e Artë këtë vit. Ylli i Barcelonës dhe kombëtares së Spanjës e ka bërë të qartë ambicien e tij në një intervistë për “Movistar”, duke deklaruar se rezultatet dhe trofetë e fituar e vendosin mes favoritëve kryesorë për çmimin prestigjioz. 19-vjeçari ka qenë në formë të shkëlqyer me Barcelonën. Gjatë sezonit të kaluar, ai realizoi 24 gola dhe dhuroi 18 asistime, ndërsa e ka nisur me ritëm të lartë edhe edicionin aktual. Në pesë ndeshjet e para të La Ligës, Yamal kishte realizuar tashmë gjashtë gola, ndërsa gjeti rrjetën edhe në fitoren 5-1 ndaj Feyenoordit në Ligën e Kampionëve. “Jemi dy lojtarët më të mirë në botë” Duke folur për garën për Topin e Artë, Yamal nuk e fshehu bindjen se ai dhe Kylian Mbappé janë aktualisht dy futbollistët më të mirë në botë. “Sinqerisht mendoj se janë dy lojtarë që janë më të mirët në botë dhe këtë vit besoj se unë e meritoj Topin e Artë për shkak të asaj që kam fituar”, deklaroi Yamal. Sipas tij, rivali kryesor është ylli i Real Madridit, Kylian Mbappé. “Për mua, Mbappé dhe unë jemi dy lojtarët më të mirë në botë. Për mua kjo është e qartë dhe mendoj se edhe të gjithë ata që i shikojnë ndesh