Sadiku i reagon LVV-së: Pra, krejt ky bllokim me mbërri te data e zgjedhjeve që e kanë planifiku
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ermal Sadiku, ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje (LVV) pas vendimit për të votuar kandidatët e partive opozitare për nënkryetarë të Kuvendit. Sadiku ka pretenduar se LVV-ja, përmes bllokimit institucional, po synon që vendi të shkojë sërish në zgjedhje në dimër, duke e përmendur 27 dhjetorin si datë të planifikuar. “Tash vendosi VV me i votu nënkryetarët e partive tjera. Qysh kam thënë tash e dy muaj, këta kanë me na dërgu prapë në zgjedhje në dimër”, ka shkruar Sadiku në Facebook. Sipas tij, vendimi i sotëm i LVV-së për votimin e nënkryetarëve lidhet me synimin për të arritur te data 27 dhjetor. “Datën që e kanë përmendur, 27 dhjetorin, e kanë përcaktu me vendimin e sotëm. 60 ditë plus 45 ditë na çojnë pikërisht te 27 dhjetori”, ka deklaruar ai. LVV mban mbledhje të jashtëzakonshme, vendos t’i votojë Çitakun e Shalën për nënkryetarë të Kuvendit Deputeti i LDK-së ka akuzuar LVV-në se po e zvarrit konstituimin e Kuvendit dhe po e përdor këtë situatë për interesa partiake. “Pra, krejt ky bllokim, krejt këto lojëra me Kuvendin, krejt kjo zvarritje veç për me mbërri te data që e kanë planifiku”, ka shkruar Sadiku. Ai ka kritikuar gjithas
VG News ја прикажува оваа вест како агрегирана информација. Целосната содржина е кај оригиналниот извор.