Ukraina po përgatitet për një dimër të rëndë, pasi sulmet e shtuara ruse ndaj infrastrukturës dhe industrive kryesore të eksportit po e përkeqësojnë krizën buxhetore, deklaruan të shtunën zyrtarë ukrainas. Ministri i Ekonomisë, Oleksandr Kravchenko, tha se dëmet në infrastrukturë dhe asetet fikse nga sulmet ajrore ruse vlerësohen në afro 10 miliardë dollarë për këtë vit, ndërsa kostot më të gjera ekonomike të sulmeve dhe bllokimi de facto i porteve të vendit përllogariten në rreth 1.5 pikë përqindjeje të Prodhimit të Brendshëm Bruto. "Parashikojmë një dimër shumë të vështirë, si për sa i përket infrastrukturës kritike – e cila po shkatërrohet çdo ditë nga sulmet ruse – ashtu edhe për sa u përket kushteve të përgjithshme ekonomike në vend", tha Kravchenko. "E gjithë kjo ndodh në një kohë kur buxheti dhe hapësira fiskale janë shumë të kufizuara", u tha ai investitorëve, zyrtarëve dhe diplomatëve në konferencën YES në Kiev. Ndërsa luftimet në vijën e frontit kanë ngecur kryesisht pas më shumë se katër vitesh e gjysmë lufte në Ukrainë, Rusia dhe Ukraina kanë shënjestruar gjithnjë e më shumë rrjetet logjistike dhe asetet e tjera ekonomike, në përpjekje për të dobësuar kapacitetet luftar