Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje se e ka “tradhtuar” Partinë Demokratike të Kosovës gjatë procesit të zgjedhjes së nënkryetarëve të Kuvendi. Gruda ka thënë se PDK-ja kishte shkuar në seancë për konsultime, duke pasur parasysh edhe afatin e 16 shtatorit, por sipas tij, gjatë procesit nuk është respektuar marrëveshja politike për votimin e kandidatit të PDK-së. “Ne kemi thënë që shkojmë për ta konsultuar për hir të 16 shtatorit, por ajo u keqpërdor, siç e patë. Ajo u kthye në një absurd. Kur njëherë shpiket një arsyetim, ne shkojmë me 9 shtator, me 11 shtator u shpik një arsyetim tjetër, dhe me 11 shtator ne u tradhëtuam në seancë, se shqip thuhet ‘na u tradhëtuam’”, tha Gruda. Ai ka deklaruar se PDK-ja e kishte votuar kandidatin e VV-së, por sipas tij, VV-ja nuk e kishte mbështetur kandidatin e PDK-së, pavarësisht deklarimeve publike se një gjë e tillë do të ndodhte. https://www.gazetaexpress.com/gruda-pdk-neser-i-drejtohet-kushtetueses-edhe-per-zgjedhjen-e-qeverise/ “Ne votuam kandidatin e tyre, edhe pse patë deklarim publik para medias: ‘Do ta votojmë edhe kandidatin tonë.’ Nuk u votua. Tani, kur shkelet afati, shkelet fjala e dhënë politike, po