Fati i aksit Trebenishtë – Qafë Thanë do të dihet në korrik, në mbledhjen vjetore të UNESCO-s në Korenë e Jugut, ku do të shqyrtohet i gjithë raporti për Rajonin e Ohrit. Ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski për "Alsat" deklaroi se tashmë nuk shtrohet më pyetja nëse do të ndërtohet autostrada drejt Qafë Thanës dhe Shqipërisë, por nëpër cilën trase do të kalojë. Kjo vjen pas takimit të fundjavës në Ohër, ku ministrat, së bashku me kryetarët e komunave të Strugës dhe Ohrit, zhvilluan takim me dyer të mbyllura me 15 ambasadorë të vendeve anëtare të Komitetit të Përhershëm të UNESCO-s. Përveç vizitës në kampin e "Bechtel & Enka", që po ndërtojnë autostradat, ata kanë inspektuar edhe trasenë Trebenishtë – Qafë Thanë. “Përshtypjet e para janë të mira, do të shohim se si do të jetë raporti në korrik. Ajo që do ta përcaktojmë së bashku me UNESCO-n është nëse do të jetë kjo trase apo ndonjë trase tjetër që do ta zgjedhim. Ata gjithmonë preferojnë që të shfrytëzohen trasetë tashmë të zhvilluara, në vend që të hapen të reja, në mënyrë që të mos dëmtohet mjedisi jetësor dhe trashëgimia natyrore. Prandaj, nëse do të vazhdojmë me trasenë e planifikuar nga Qeveria e kaluar apo me trase p