José Mourinho ishte i kënaqur. Trajneri i Real Madridit pa skuadrën e tij të mposhtte bindshëm mysafirët e Rayo Vallecanos me rezultat 4-1 në xhiron e pestë të sezonit në LaLiga. Gazeta “AS” publikoi komentet e Mourinhos për “Real Madrid TV”, ku ai tha: “Fitorja ishte e rëndësishme, veçanërisht pas humbjes në xhiron e kaluar ndaj Real Betisit”. “E vendosëm ndeshjen në pjesën e parë dhe nuk ishim brilantë në pjesën e dytë, por nuk është e lehtë”, shtoi ai. Mourinho theksoi: “Të punosh në mënyrën se si punuam ne pas ndeshjes së Championsit, nuk ka të bëjë vetëm me aspektin fizik, por edhe me atë mendor. Bëmë disa ndryshime te lojtarët, i dhamë stabilitet mesfushës dhe vërtet e gjetëm atë. Lojtarët e meritojnë respektin dhe duartrokitjet e mia”. “26 goditje dhe 14 gola në fushën tonë, shënojmë shumë gola, por gjithashtu shpërdorojmë një numër të madh rastesh”, vuri në dukje ai. “Jemi një skuadër që di ta menaxhojë ndeshjen, jemi një ekip shumë i vendosur, e rikuperojmë topin dhe nisim shpejt. Sa më i vendosur të jesh, aq më e vështirë bëhet rritja e shpejtësisë”. Ai paralajmëroi: “Do të vijë një ditë kur njëra prej skuadrave do të ndëshkohet për të gjitha ato raste të humbura dhe ato