Dje VV tha se marshojnë kundër atyre që e kanë themeluar Specialen, sot Qeveria falendëron pjesëmarrësit
Ndryshe nga qëndrimi i djeshëm i Lëvizjes Vetëvendosje për Marshin që u organizua sot, Qeveria e Kosovës ka lëshuar një komunikatë për media ku shpreh mirënjohjen për mijëra qytetarët që morën pjesë në marsh, që u sollën në mënyrë paqësore dhe dinjitoze dhe që për qëndrimet e shprehura gjatë organizimit, shkruan Express. “Qeveria e Republikës së Kosovës falënderon organizatorët e “Marshit për liri” në Prishtinë. Po ashtu, shprehim mirënjohje edhe për mijëra qytetarë pjesëmarrës, për sjelljen paqësore, paraqitjen dinjitoze dhe qëndrimet e qarta të shprehura gjatë këtij organizimi. Marshi u zhvillua me kërkesën për lirimin e katër drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, paraburgimi i të cilëve në Dhomat e Specializuara në Hagë ka hyrë në muajin e 70-të. Qeveria vlerëson në veçanti bashkëpunimin e treguar nga organizatorët dhe pjesëmarrësit me organet e rendit dhe të sigurisë të Republikës së Kosovës, i cili kontribuoi në mbarëvajtjen e qetë dhe të sigurt të marshit”, thuhet në njoftim. Dje LVV kishte lëshuar një reagim, ku thoshte se do të marrin pjesë në marsh për të protestuar kundër atyre që e kanë themeluar Gjykatën Speciale. The post Dje VV tha se marshojnë kundër atyre që
VG News ја прикажува оваа вест како агрегирана информација. Целосната содржина е кај оригиналниот извор.