Gjykata dënon 36 persona për thirrje nacionaliste në “Vidovdan”, nga 700 euro gjobë dhe dëbim nga Kosova
Gjykata Themelore në Prishtinë, të mërkurën ka shpallur aktgjykim dënues ndaj 36 të pandehurve për thirrje provokuese me elemente të nxitjes së urrejtjes në manifestimin e “Vidovdanit” në Gazimestan, duke i dënuar me gjobë nga 700 euro (secilin) dhe atyre që nuk janë shtetas të Kosovës, dëbim nga territori i Republikës së Kosovës për 3 vite. Të pandehurit në këtë rast janë: Jovana Andriq, David Ivanoviq, Vladimir Bogiçeviq, Vuk Petroviq, Nemanja Maksimoviq, Aleksa Andriq, Nikola Deniq, Danijel Milutinoviq, Goran Paunoviq, Millosh Gjurgjeviq, Predrag Arsiq, Darko Ashanin, Aleksander Ristiq, Miljan Nashkoviq, Mirko Zhizhiq, Luka Lekiq, Andrija Vuçiq, Krsto Jaksiq, Milun Jankoviq, Radovan Pantiq, Tomislav Rakiq, Darko Radiq, Djordje Saviq, Svetomir Radiq, Vuk Javanoviq, Djordje Pantiq, Strahinja Andriq, Aleksander Petroviq, Stefan Tatar, Zeljko Veriq, Lazan Prodanoviq, Millosh Stevanoviq, Danilo Ljutiq, Sasha Cetkoviq, Nemanja Karanoviq dhe Damjan Otasheviq. “Të pandehurve, secilit veç e veç u shqipton këtë dënim, ashtu që secili veç e veç gjykohet me dënim me gjobë në shumën prej 700 euro të cilin duhet paguar në afatin prej 15 ditësh”, tha gjyqtarja e rastit, Naime Krasniqi-Jashanic
VG News ја прикажува оваа вест како агрегирана информација. Целосната содржина е кај оригиналниот извор.