Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, i akuzuari për krime lufte në Ozdrim dhe fshatrat tjera të Pejës, Millorad Gjokoviq, të hënën shfrytëzoi të drejtën të mbrohet në heshtje. “Qëndroj pranë të cekurave të avokatit tim dhe deklaratës time të dhënë në Prokurori”, deklaroi Gjokoviq, raporton “Betimi për Drejtësi”. Paraprakisht, në këtë seancë gjyqësore u administruan provat materiale, ku prokurori special Ilir Morina deklaroi se qëndron pranë provave të administruara në aktakuzë. Në këto prova, ndër të tjera përfshihen: 36 procesverbalet e deklaratave të dëshmitarëve, 62 procesverbalet e identifikimit të dëshmitarëve, raporti i identifikimit të vendit të ngjarjes dhe çertifikatat e vdekjes të viktimave E.M., R.K., Z.K., A.K., A.K., R.Sh., dhe A.Sh, raportet e IML-së për secilën viktimë si dhe koordinatat gjeografike dhe fotografitë ku është vrarë E.M. Ndërsa, mbrojtësi i të akuzuarit Gjokoviq, avokati Vasilije Arsiq, tha se mbrojtja i refuzon provat e propozuara të Prokurorisë dhe propozon provat materiale të cilat i kanë dorëzuar si alibi për të pandehurin, si dhe leximi i deklaratës së dëshmitarit Bajram Tali. Pastaj, prokurori Morina, kundërshtoi administrimin e këtyre provave, duk