Pas disa ditësh debatesh dhe konfuzioni rreth së ardhmes së tij, sulmuesi Bleart Tolaj ka reaguar me një postim të gjatë, duke marrë përgjegjësinë për situatën e krijuar dhe duke sqaruar se është lojtar i Gjilanit, ndërsa me mirëkuptimin e të gjitha palëve do të luajë edhe dy ndeshje evropiane me Ballkanin. Pas disa ditësh që ishte në qendër të vëmendjes së opinionit sportiv në Kosovë, Bleart Tolaj ka vendosur të japë versionin e tij lidhur me situatën që shkaktoi shumë diskutime në futbollin kosovar. Gjithçka nisi pasi Gjilani e prezantoi zyrtarisht sulmuesin si përforcimin më të ri për sezonin e ardhshëm, ndërsa pak më vonë Ballkani publikoi njoftimin se kishte rinovuar kontratën me të. Dy komunikimet zyrtare krijuan paqartësi të madhe, duke nxitur reagime të shumta nga tifozët dhe opinionistët sportivë. Çmenduri në Superligë: Gjilani e prezanton, Ballkani e “rikthen” me kontratë të re – Bleart Tolaj mes dy njoftimeve zyrtare Përmes një postimi në rrjetet sociale, Tolaj ka marrë përgjegjësinë për konfuzionin e krijuar, duke kërkuar mirëkuptim nga publiku dhe duke theksuar se nuk ka pasur asnjëherë qëllim të vendosë ndonjërin klub në pozitë të vështirë. Sulmuesi ka bërë të ditur s