Dje nisën ndeshjet e fazës së eliminimit direkt në Kupën e Botës 2026, me Brazilin dhe Japoninë që përballen për një vend në çerekfinale. Brazili dhe Japonia do të përplasen sot në një nga sfidat më interesante të fazës së eliminimit direkt në Kupën e Botës 2026, me të dyja kombëtaret që synojnë të sigurojnë një biletë për në çerekfinale. "Seleçao" vjen si favorite në letër, falë cilësisë së madhe individuale në repartin ofensiv, ku spikasin Vinicius Junior dhe Matheus Cunha. Three Round of 32 matches coming up today 🔥 #FIFAWorldCup — FIFA World Cup (@FIFAWorldCup) June 29, 2026 Në anën tjetër, Japonia synon të vazhdojë surprizën e saj në turne, duke u mbështetur te organizimi, disiplina taktike dhe shpejtësia në kundërsulme. Pritet një përballje me ritëm të lartë, ku brazilianët do të kërkojnë të dominojnë posedimin e topit, ndërsa japonezët do të tentojnë të shfrytëzojnë çdo hapësirë për të goditur kundërshtarin. Fituesi i kësaj sfide do të vazhdojë rrugëtimin drejt 16 skuadrave më të mira të Botërorit. Brazili: Alisson, Danilo, Marquinhos, Gabriel Magalhães, Douglas Santos, Casemiro, Bruno Guimarães, Lucas Paquetá, Rayan, Vinicius Junior, Matheus Cunha. Japonia: Zion Suzuki, Tak