Ishin të reja dhe ende kishin gjithë jetën përpara. Tani Aulona Zubaku (17-vjeçe) dhe Erza Zubaku (23-vjeçe) nga Olten, kantoni Solothurn në Zvicër, kanë vdekur. Motrat humbën jetën të shtunën në Citroën-in e tyre, pasi u detyruan të frenonin papritur në një autostradë gjermane pranë Appenweierit, për shkak të një aksidenti, ndërsa një veturë tjetër u përplas me to nga pas. Babai i tyre pati vetëm pak kohë të fliste në telefon të hënën për dhimbjen e tij, por lejoi që “Blick” të publikonte një fotografi të Aulonës dhe Erzës. Të martën në mëngjes, “ Blick ” ishte në shtëpinë e familjes së goditur rëndë nga kjo tragjedi. Menjëherë u bë e qartë: dhimbja është e madhe. Fqinjë, miq dhe të afërm vijnë vazhdimisht për t’u dhënë ngushëllime. Fillimisht, vetura e aksidentuar u raportua si Smart “Është vërtet e rëndë ajo që ka ndodhur”, thotë xhaxhai i motrave të ndjera, me trishtim por i qetë. “Ato të dyja vetëm donin të vizitonin të afërmit në Gjermani”. Aulona dhe Erza lënë pas edhe tri motra të tjera. “Ato tashmë kanë udhëtuar me nënën e tyre drejt Kosovës, ku do të zhvillohet varrimi”, vazhdon xhaxhai. Ai ndodhet aty kryesisht për ta ndihmuar babanë e tyre. “Por shpesh është ai që duhet