Real Madridi rikthen interesimin për yllin e Arsenalit, klubi mund ta shesë në janar
Real Madridi ka rikthyer interesimin për mesfushorin e Arsenalit, Martin Zubimendi, ndërsa klubi londinez raportohet se mund të shqyrtojë largimin e tij në afatin kalimtar të janarit. Sipas SPORT , gjiganti spanjoll mund të tentojë transferimin e reprezentuesit të Spanjës, i cili iu bashkua Arsenalit nga Real Sociedad në vitin 2025 për rreth 65 milionë euro. Megjithatë, Zubimendi nuk ka pasur një fillim të lehtë të sezonit, pasi roli i tij në skuadër është vënë në pikëpyetje për shkak të minutave të kufizuara. Nëse situata e tij nuk përmirësohet deri në hapjen e afatit kalimtar të janarit, Arsenali mund të jetë i gatshëm të shqyrtojë një largim të mesfushorit. Jose Mourinho i bën presion Florentino Perezit, e kërkon yllin e Arsenalit në janar Real Madridi e kishte ndjekur Zubimendin edhe para transferimit të tij në Londër dhe vazhdon ta shohë 27-vjeçarin si një opsion për të përforcuar pozitën e mesfushorit defensiv. Megjithatë, Zubimendi ka kontratë me Arsenalin, ndaj çdo transferim në janar do të varej nga një marrëveshje mes dy klubeve. /Telegrafi/
VG News ја прикажува оваа вест како агрегирана информација. Целосната содржина е кај оригиналниот извор.