Cadman për deklaratat e Vuçiqit: Nëse ka pasur informacion për aktgjykimin, duhet të ketë hetim
Ish-avokati i Tribunalit Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë, Toby Cadman, ka shprehur shqetësim lidhur me deklaratat e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë. Cadman për RTVDukagjini tha se Vuçiq ka pretenduar se ka marrë informacione paraprake për rezultatin e procesit dhe se, nëse këto pretendime janë të vërteta, çështja duhet të hetohet. “Komenti i parë që ai bëri ishte se kishte marrë informacione nga inteligjenca e gjykatës se cili do të ishte rezultati. Nëse kjo është e vërtetë, do të ishte thellësisht shqetësuese”, tha Cadman. Ai iu referua edhe një pretendimi tjetër të Vuçiqit, sipas të cilit presidenti serb ishte informuar nga diplomatë të huaj pas takimeve në Paris se cili do të ishte rezultati i procesit. “Do të ishte e paprecedentë që diçka e tillë të kishte ndodhur. Dhe nëse ka ndodhur, atëherë duhet të ketë një hetim të plotë për këtë”, deklaroi ai. Cadman theksoi se çdo komunikim i shteteve të huaja me gjykatën që mund të ndikojë në pavarësinë dhe paanshmërinë e saj do të ishte problematik. “Çdo diskutim me shtetet e huaja do të ndikonte drejtpërdrejt në pavarësinë dhe paanshmërinë e gjykatës. Dhe nëse janë z
VG News ја прикажува оваа вест како агрегирана информација. Целосната содржина е кај оригиналниот извор.