Miliarderi nigerian Aliko Dangote ka nisur shitjen më të madhe të aksioneve ndonjëherë në Afrikë, duke i ofruar publikut të gjerë një pjesë të pronësisë në rafinerinë e tij të naftës, në një marrëveshje që mund të gjenerojë deri në 2.1 miliardë dollarë. Oferta publike fillestare (IPO) përfshin rreth 3% të rafinerisë Dangote; miliarderi është shprehur se dëshiron t'u japë nigerianëve të zakonshëm mundësinë për të qenë pjesë e suksesit të këtij impianti, transmeton Telegrafi. Rafineria, e cila nisi prodhimin në vitin 2024, është një nga më të mëdhatë në botë dhe ndërtimi i saj zgjati më shumë se një dekadë. Aktualisht, ajo mbulon më shumë se 70% të konsumit të energjisë në Nigeri dhe shumë nigerianë kanë shprehur entuziazëm për mundësinë e zotërimit të një pjese të saj. Mes tyre është edhe Isah Salisu, i cili i tha BBC-së se tërhoqi 50,000 naira (37 dollarë) nga kursimet e tij për të investuar. "Shpresa ime është që shuma ime e vogël të rritet një ditë. Nuk dua ta humbas këtë mundësi, pasi edhe shumë njerëz që njoh po investojnë," tha ai. Procesi i IPO-s zgjat një muaj dhe blerja minimale është 10 aksione, me një kosto prej rreth 4 dollarësh. Eksperti i ekonomisë dhe biznesit, Dr. Ab