Policia sqaron masat para 16 shtatorit: Planet e sigurisë janë procedura të rregullta
Policia e Kosovës ka reaguar ndaj raportimeve në disa portale se vendi do të “blindoset” në prag të vendimit të Hagës, duke i cilësuar ato si pretendime që mund të keqinformojnë opinionin. Përmes një njoftimi për media, Policia ka sqaruar se planifikimi dhe ndërmarrja e masave të sigurisë në raste të zhvillimeve, aktiviteteve apo tubimeve me pjesëmarrje të madhe janë pjesë e procedurave të rregullta policore. “Me qëllim të njoftimit të drejtë të qytetarëve të Republikës së Kosovës por edhe më gjerë, ju bëjmë me dije se planifikimi dhe ndërmarrja e masave të sigurisë në raste kur pritet të ketë zhvillime, aktivitete, apo pjesëmarrje të madhe të qytetarëve, hartimi i planeve policore janë pjesë e procedurave të rregullta policore”, thuhet në njoftim. Policia ka përmendur edhe marshin solidarizues paqësor të 12 shtatorit, duke theksuar se masat e sigurisë në raste të tilla planifikohen për menaxhimin e sigurt të tubimeve, ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, qarkullimin e trafikut rrugor dhe mbarëvajtjen e aktiviteteve. Sipas Policisë, në kuadër të vlerësimeve dhe planifikimeve merret parasysh edhe mundësia që individë apo elemente të caktuara, përfshirë edhe nga jashtë vendit, të
VG News ја прикажува оваа вест како агрегирана информација. Целосната содржина е кај оригиналниот извор.