Policia kthen prapa rreth 15 vetura me simbole shtetërore e kombëtare në Mitrovicë të Veriut
Policia e Kosovës ka kthyer prapa rreth 15 vetura në Mitrovicë të Veriut, të cilat tentonin të lëviznin në këtë pjesë të qytetit me simbole shtetërore dhe kombëtare. Ky veprim u ndërmor të shtunën, më 12 shtator 2026, në kuadër të një plani operativ të Policisë së Kosovës, në ditën kur në Prishtinë u mbajt “Marshi për Liri” në mbështetje të katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Drejtorisë Rajonale të Policisë së Kosovës në Mitrovicën e Veriut, Veton Elshani. Elshani ka thënë se vendimi është marrë për të shmangur situatat që mund të nxisin provokime. “Kjo u bë në mënyrë që të shmangen situata që mund të nxisin provokime”, ka deklaruar Elshani. Sipas tij, i njëjti plan operativ ishte zhvilluar edhe më 28 nëntor 2025, në përvjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë./Telegrafi/
VG News ја прикажува оваа вест како агрегирана информација. Целосната содржина е кај оригиналниот извор.