Murati pasi e votuan nënkryetaren e Listës Serbe: Gjykata Kushtetuese ka thënë se s’duhet të ketë kandidat tjetër
Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka deklaruar pas konstituimit të Kuvendit të Kosovës se procesi është përmbyllur me mungesën e njërit prej nënkryetarëve. Ndërkaq, lidhur me votimin e deputetes nga Lista Serbe dhe qëndrimin e LVV-së ndaj kësaj partie, Murati tha se pozita e nënkryetarit nga komuniteti serb është e përcaktuar me Kushtetutë dhe se, sipas tij, vendimi i Gjykatës Kushtetuese i ka dhënë këtë të drejtë Listës Serbe. “Siç e dini, çështja e nënkryetarit nga komuniteti serb, pra jo shumicë serb, është e përcaktuar në Kushtetutë. Ne gjatë vitit të kaluar, pra në legjislaturën e vitit 2015, kemi insistuar dhe kemi proceduar tutje me votimin e zotëri Nenad Rašić”, tha ai. Ai shtoi se Gjykata Kushtetuese kishte vendosur se, përderisa Lista Serbe ka shumicën e deputetëve të komunitetit serb, posti i nënkryetarit i takon kësaj liste. “Por siç e dini, në fillim të këtij viti, pra të vitit 2026, ka qenë Gjykata Kushtetuese ajo që ka thënë që nuk duhet të ketë kandidat tjetër përderisa Lista Serbe e ka shumicën, nënkryetari i Kuvendit i takon Listës Serbe. Pra Listës Serbe nënkryetarin e Kuvendit ia ka dhënë Gjykata Kushtetuese, jo ne”, tha ai. Ai theksoi se LVV-ja, n
VG News ја прикажува оваа вест како агрегирана информација. Целосната содржина е кај оригиналниот извор.