Cristiano Ronaldo ka reaguar ashpër ndaj sjelljes së disa tifozëve të Al-Taawoun gjatë ndeshjes së mbrëmshme, ku nga tribunat u dëgjuan vazhdimisht kore me emrin “Jota, Jota, Jota”. Sulmuesi portugez e konsideroi këtë sjellje të papranueshme dhe bëri thirrje që autoritetet e futbollit saudit të ndërhyjnë për të parandaluar raste të tilla. Skandal i madh në Arabi, tifozët provokuan Ruben Neves me kore për Diogo Jotan “Liga duhet të veprojë dhe ta ndëshkojë këtë lloj sjelljeje nga tifozët. Kjo nuk është më futboll dhe duhet të ketë kufij”, është shprehur Ronaldo. Ylli portugez shkoi edhe më tej, duke kërkuar masa të ashpra ndaj tifozëve që kalojnë kufijtë e sjelljes sportive. “Njerëzit që sillen në këtë mënyrë nuk duhet të lejohen kurrë më të hyjnë në stadium”, deklaroi ai. Reagimi i Ronaldos vjen në një kohë kur futbolli saudit po synon të konsolidojë imazhin e tij në arenën ndërkombëtare. Sjellje të tilla nga tribunat, megjithatë, rikthejnë debatin mbi kufirin mes rivalitetit sportiv, provokimit dhe respektit që duhet të ekzistojë në stadiume. /Telegrafi/