Fjala e Poetit Lulzim Tafa në Parlamentin e Paraguait
I nderuar Kryetar i Parlamentit, z. Raul Luis Latorre Martinez I nderuar Zëvendëspresident, z. Hugo Joel Meza Të nderuar deputetë dhe përfaqësues të zgjedhur të qytetarëve të Paraguait, I nderuar z. Peter Tase, Të nderuar miq nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Azerbajxhani dhe vende të tjera, Zonja dhe zotërinj, Ju faleminderit për këtë nderim dhe për këtë mundësi që po më jepni për t’ju drejtuar sot, këtu, në këtë sallë, ku ju bëni shumë punë të mira për qytetarët tuaj. Faleminderit që jeni këtu për të dëgjuar mesazhet e një shkrimtari. Paraguain dhe gjithë kontinentin tuaj unë i kam njohur shumë herët, përmes letërsisë suaj të fuqishme, përmes shkrimtarëve tuaj. Letërsia juaj, ashtu si e gjithë letërsia e Amerikës Latine, përbën një nga traditat më të fuqishme dhe më me ndikim të letërsisë botërore. Realizmi magjik i kësaj letërsie më ka bërë shumë herët për vete. Në veprat e shumë autorëve latino-amerikanë, e zakonshmja dhe e jashtëzakonshmja bashkëjetojnë natyrshëm. Ngjarjet fantastike nuk paraqiten si të çuditshme, por si pjesë normale e jetës. Sepse, në fund të fundit, është detyrë e letërsisë që të zakonshmen ta bëjë të duket e pazakonshme e të pazakonshmen ta shndërrojë n
VG News ја прикажува оваа вест како агрегирана информација. Целосната содржина е кај оригиналниот извор.