Valë shkurtimesh vendesh pune në Zvicër, qindra pozita në rrezik këtë vjeshtë
Pavarësisht se papunësia në Zvicër mbetet rreth 3 për qind, disa kompani të mëdha kanë paralajmëruar shkurtime të reja të vendeve të punës gjatë vjeshtës dhe në vitet e ardhshme. Tregu zviceran i punës po përballet me një periudhë të re pasigurie. Kompani nga sektorët e sigurimeve, bankave, telekomunikacionit, teknologjisë mjekësore dhe transportit ajror kanë njoftuar plane për reduktimin e fuqisë punëtore. Një nga rastet më të fundit është grupi amerikan i teknologjisë mjekësore Zimmer Biomet, i cili ka paralajmëruar se rreth 580 vende pune mund të shkurtohen në kuadër të ristrukturimit të fabrikës në Winterthur. Megjithatë, kompania ka theksuar se vendimi përfundimtar ende nuk është marrë dhe do të zhvillohet një proces konsultimi, shkruan The Local, transmeton albinfo.ch. Edhe Swiss Life planifikon të reduktojë rreth 600 pozita deri në fund të vitit 2028, prej të cilave rreth 100 gjatë këtij viti. Raiffeisen po shkurton deri në 180 vende pune, ndërsa operatori i telekomunikacionit Sunrise rreth 190. Listës i është shtuar edhe Posta Zvicerane, e cila planifikon të eliminojë deri në 110 pozita në vitin 2027. Kompania e arsyeton masën me rënien e vëllimit të letrave dhe të transaks
VG News ја прикажува оваа вест како агрегирана информација. Целосната содржина е кај оригиналниот извор.