Como po vazhdon me ritëm të jashtëzakonshëm në Serie A. Skuadra e drejtuar nga Cesc Fàbregas mposhti Parmën 2-1 në shtëpi në javën e katërt dhe u ngjit në vendin e dytë të tabelës. Por, pavarësisht fitores, vëmendjen e mediave italiane e mori një tjetër detaj: zëvendësimi i hershëm i Martin Baturinës. Mesfushori kroat u largua nga loja në minutën e 55-të, vetëm katër ditë pasi kishte shkëlqyer në Ligën e Kampionëve ndaj RB Leipzigut, ku realizoi një gol dhe një asistim. Vendimi i Fàbregasit fillimisht habiti shumëkënd, pasi Baturina kishte qenë ndër lojtarët më të mirë të Comos edhe në këtë ndeshje. Baturina po luante me ethe Arsyeja e zëvendësimit, megjithatë, ishte më e pazakontë. Sipas raportimeve të mediave italiane, Baturina nuk ishte në gjendje të mirë fizike dhe po luante ndërsa vuante nga ethe dhe simptoma të ngjashme me gripin. Orari i ngjeshur i ndeshjeve duket se kishte ndikuar te Como, ndërsa Fàbregas e kuptoi se skuadra po humbiste energjinë në pjesën e dytë. Trajneri spanjoll reagoi menjëherë me një zëvendësim të dyfishtë, duke mos dashur të rrezikonte gjendjen e lojtarëve të tij. Madje, sipas raportimeve, Baturina kishte pasur edhe vështirësi në frymëmarrje, çka e bë