Shënime nga ecjet në Zvicër (2). Madhështia e tij, Liqeni i Luzernit në gjermanisht quhet Vierwaldstättersee (që i bie Liqeni i Katër Kantoneve Pyjore): këtu, sipas legjendës, është zemra e Zvicrës. Mite, histori, legjenda, dokumente me rëndësi - në këtë zonë gjenden. Ditë më parë ecja në këtë trevë filloi në fshatin Flüelen, buzë liqenit, dhe vazhdoi buzë liqenit deri në katundin Morschach, ku njerëzit e shtynin kohën me verë të bardhë, birrë e pije të tjera në pritje të ndeshjes së futbollit mes Zvicrës dhe Katarit. Shtegu mund të zgjatet e shkurtohet sipas dëshirës, sot i kalova nja 15 kilometra, për 4 orë. Panorama është mahnitëse, shtegu i rregulluar me kujdes, me banka për pushim, aty-këtu me shkallë prej druri. Këndejpari, në qytezën e Schwyzit, gjendet muzeu Bundesbriefmuseum, ku ruhet karta origjinale e pavarësisë; ajo daton nga viti 1291, kur përfaqësues të tri kantoneve (Uri, Schwyz, Unterwalden) i dhanë besën njëri-tjetrit për të qëndruar bashkë dhe të lirë përgjithmonë. Nga Vevey në Villeneuve: Magjia e Liqenit të Gjenevës, shkrimtari Lord Byron, piktori Oskar Kokoschka dhe lidhjet shqiptare Pas nja dy orë ecjeje shfaqet fshati i bukur Sisikon, ndërsa përballë, matanë