Të sharrosh degën ku rri
Eksperimenti gjashtëvjeçar me aleancën amerikane Tash e gjashtë vjet, Kosova po qeveriset nga një narrativë e rrezikshme që po u shitet qytetarëve si patriotizëm, se përplasja me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është “dinjitet”, se këshillat e aleatit kryesor janë “ndërhyrje”, dhe se izolimi diplomatik është “sovranitet”. Në realitet, nuk është as sovranitet dhe as dinjitet. Është një projekt i rrezikshëm politik mbi një shtet ende të brishtë, i ndërtuar mbi iluzionin se Kosova mund të sfidojë pa pasoja aleatin që e bëri shtet. Para se të flasim për të tashmen, duhet të flasim për themelin historik që po tentohet të relativizohet ose të harrohet qëllimisht. Kosova nuk u bë shtet sepse ishte fuqi ushtarake apo ekonomike. Nuk u bë shtet sepse Serbia hoqi dorë vullnetarisht. Ajo u bë shtet sepse në momentin vendimtar të historisë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës vendosën të ndërhyjnë, duke marrë përgjegjësinë që Evropa për vite me radhë nuk e kishte marrë. Ky vendim nuk erdhi në vakum. Ai u ndikua nga përvoja tragjike e Bosnjës dhe gjenocidi i Srebrenicës në vitin 1995, ku mbi tetë mijë boshnjakë u masakruan në zemër të Evropës, ndërsa bota demokratike dështoi të vepronte me kohë. Kur
VG News ја прикажува оваа вест како агрегирана информација. Целосната содржина е кај оригиналниот извор.