Para pak ditësh, gjatë shortit të Ligës së Kampionëve në Monaco, drejtuesit kryesorë të UEFA-s ishin të fokusuar te ajo që po ndodh brenda FIFA-s, organizatës që nën presidentin Aleksander Čeferin është shndërruar në armikun e ri të deklaruar, shkruan “Diario AS”. Vitet e konfliktit të hapur me Real Madridin dhe Superligën tashmë janë pas tyre. Pa dyshim, ato ishin kohë të vështira. Afrimi i dy palëve dhe përmirësimi i marrëdhënieve me klubin më të madh në botë ndihmuan në shërimin e asaj plage sezonin e kaluar, por gjithashtu kanë krijuar një realitet të ri. Real Madridi është mbreti i padiskutueshëm i kompeticionit të UEFA-s që ka më shumë rëndësi, Ligës së Kampionëve, e cila nis këtë javë me shumë bujë. Fakti që organi drejtues ishte në konflikt me klubin që e ka fituar këtë turne më shumë se çdo klub tjetër nuk kishte shumë kuptim. Pavarësisht rritjes së fuqive të reja financiare si Manchester City dhe PSG, të dyja kampione gjatë pesë viteve të fundit, si dhe ringritjes së klubeve historike si Arsenali, Barcelona dhe Bayern Munichu, Madridi i shton më shumë prestigj fazës së ligës me 36 skuadra se çdo klub tjetër. Madje, as fuqia e jashtëzakonshme financiare e Premierligës, së