Regjimi i Aleksandar Vuciq po akuzohet se po përdor një fushatë propagandistike dhe presion institucional për të zhvendosur vëmendjen nga pretendimet për përdorimin e armës zanore ndaj protestuesve më 15 mars 2025 në Beograd. Sipas revistës serbe Radar , autoritetet serbe, në vend që të ofrojnë shpjegime për atë që mijëra qytetarë thanë se përjetuan gjatë protestës së madhe kundër qeverisë, po e paraqesin ngjarjen si një mashtrim të organizuar nga studentët dhe kundërshtarët e pushtetit. Artikulli e cilëson këtë qasje si përpjekje për të kthyer viktimat në të dyshuar dhe për të krijuar një narrativë të rreme për “komplot” kundër shtetit. Në qendër të zhvillimeve të fundit është analisti ushtarak Aleksandar Radiq, banesa e të cilit u kontrollua nga policia, ndërsa ai u shoqërua për intervistim nën dyshimet për vepra kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së vendit. Sipas Radar, Radiq kishte qenë prej muajsh objekt presioni për shkak të deklarimeve të tij publike mbi përdorimin e mundshëm të armës zanore. Presion është raportuar edhe ndaj gazetarëve. Kryeredaktori i agjencisë Beta, Vojkan Kostiq, u thirr nga policia pasi Radiq kishte dhënë deklaratë për këtë medium. Kostiq e ka cilësu