PS-PD bëhen bashkë pro dërgimit të 40 ushtarakëve në Gaza
PS-PD bashkojnë votat, forcat shqiptare nën ‘ombrellën’ e Bordit të Paqes. Komisioni për Evropën dhe Punët e Jashtme miratoi me unanimitet mes maxhorancës dhe opozitës projektligjin që i hap rrugë dërgimit të 40 ushtarakëve të Forcave të Armatosura të Shqipërisë në Rripin e Gazës. Drafti po shqyrtohet me procedurë të përshpejtuar dhe pritet të futet me prioritet në rendin e ditës në seancën plenare më të afërt. Trupat shqiptare do të rreshtohen si pjesë e Forcës Ndërkombëtare të Stabilizimit (ISF), nën ombrellën e Bordit të Paqes. Në projektligj përcaktohet se 40 ushtarakët e Forcave tona të armatosura do të kenë mision të tyre mbështetjen e operacioneve të sigurisë dhe stabilitetit, mbrojtjen e personelit, objekteve dhe infrastrukturës së misionit, mbështetjen e operacioneve humanitare, monitorimin, raportimin e situatës së sigurisë si dhe detyra të tjera, në kuadër të Bordit të Paqes. Shqipëria dhe Kosova do të jenë vendet e para që do të pajisen me mjete të blinduara amerikane për misionin ndërkombëtar të paqes në Gaza, pjesë e planit të presidentit Donald Trump që po zbatohet nga Bordi i Paqes. Deri tani, pesë vende kanë premtuar të kontribuojnë me trupa në ISF: Shqipëria, Koso
VG News ја прикажува оваа вест како агрегирана информација. Целосната содржина е кај оригиналниот извор.