Takimi Kurti – Hargreaves, ZKM: Kryeministri u përgëzua për arritjet e deritashme në formimin e institucioneve
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves. Sipas ZKM, “në takimin që u zhvillua një ditë pas zgjedhjes së Qeverisë së re, kryeministri Kurti u përgëzua për arritjet e deritanishme në drejtim të formimit të institucioneve”. “Kryeministri Kurti e falënderoi ambasadorin Hargreaves dhe shprehi mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme dhe të palëkundur të Mbretërisë së Bashkuar për Kosovën dhe popullin e saj”, thuhet në njoftim. Tutje, sipas ZKM, “u diskutua për rëndësinë e stabilitetit institucional, për aktualitetin, sikurse edhe për marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar, me theks thellimin e bashkëpunimit në ekonomi, digjitalizim dhe teknologji të informacionit, mbrojtje, energji, luftimin e dezinformimit etj”. The post Takimi Kurti – Hargreaves, ZKM: Kryeministri u përgëzua për arritjet e deritashme në formimin e institucioneve appeared first on Gazeta Express .
VG News ја прикажува оваа вест како агрегирана информација. Целосната содржина е кај оригиналниот извор.