Komisionerja për Zgjerim e Bashkimit Evropian, Marta Kos, do të qëndrojë sot për vizitë zyrtare në Shkup, ku do të zhvillojë takime me krerët e shtetit për ecurinë e Maqedonisë së Veriut në procesin e integrimit evropian dhe zbatimin e reformave në kuadër të Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor njofton agjencia e lajmeve INA. Gjatë vizitës, Kos do të takohet me kryeministrin Hristijan Mickoski. Në agjendë janë paraparë fillimisht bisedime kokë më kokë, të cilat do të pasohen nga një takim me delegacionin qeveritar. Pas përfundimit të takimeve, Mickoski dhe Kos do të mbajnë një konferencë të përbashkët për media. Komisionerja evropiane do të zhvillojë takime edhe me zëvendëskryeministrin dhe ministrin për Çështje Evropiane, Bekim Sali, si dhe me kryetarin e Kuvendit, Afrim Gashi. Në kuadër të vizitës, Kos do të vizitojë edhe konviktin studentor “Steve Naumov”, i cili është rinovuar me mbështetje financiare të Bashkimit Evropian. Ajo do të takohet edhe me përfaqësues të organizatave rinore për të diskutuar mundësitë që u ofrojnë të rinjve programet evropiane, si “Erasmus+” dhe “Horizon Europe”. Gjithashtu, janë planifikuar takime me përfaqësues të shoqërisë civile dhe mediave,