Disa pjesë të marrëveshjes me SHBA-në janë “të pavlefshme” pas sulmeve, thotë kryediplomati iranian
Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, e ka akuzuar SHBA-në për një “shkelje të hapur” të memorandumit të mirëkuptimit. Ai thotë se sulmet amerikane, rivendosja e sanksioneve ndaj shitjeve të naftës iraniane dhe konflikti i vazhdueshëm i Izraelit me Hezbollahun në Liban kanë bërë që “pjesë të rëndësishme dhe themelore të marrëveshjes për ndërprerjen e luftës të bëhen të pavlefshme”, shkruan BBC. Ai shton se Irani “nuk do të hezitojë” ta mbrojë “integritetin, sovranitetin kombëtar dhe sigurinë kombëtare” të tij. Në një paralajmërim për vendet e Gjirit që strehojnë baza ushtarake amerikane, Araghchi tha se Irani do të “godasë burimin dhe pikën e nisjes” të çdo sulmi. The post Disa pjesë të marrëveshjes me SHBA-në janë „të pavlefshme“ pas sulmeve, thotë kryediplomati iranian appeared first on Gazeta Express .
VG News ја прикажува оваа вест како агрегирана информација. Целосната содржина е кај оригиналниот извор.