Trump heq tarifat për uiskin irlandez: Do t’i largoj në emër të Shteteve të Bashkuara
Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar heqjen e të gjitha tarifave doganore për uiskin irlandez, në përfundim të vizitës së tij dyditore në Irlandë. Trump e bëri njoftimin në resortin e tij të golfit, Trump International në Doonbeg të County Clare, pak para se t’i dorëzonte trofeun fituesit të Irish Open, golfistit irlandez Shane Lowry. Aktualisht, uiski i prodhuar në Republikën e Irlandës përballet me një tarifë prej 15 për qind kur eksportohet në SHBA, në kuadër të tarifës standarde që aplikohet ndaj mallrave të Bashkimit Evropian. Ndërkohë, uiski i prodhuar në Irlandën e Veriut ose në pjesë të tjera të Mbretërisë së Bashkuar nuk përballet me këtë tarifë. Trump tha se kishte diskutuar çështjen me kryeministrin irlandez Micheál Martin dhe me Shane Lowry. “Të gjithë po më bezdisin”, tha ai, duke iu referuar kërkesave për heqjen e tarifave, transmeton Telegrafi. “Ata po thonë: ‘A mund të na bësh një nder? Është kaq e padrejtë ajo që po ndodh’. Dhe unë thashë: në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, do t’i heq tarifat për uiskin irlandez”, deklaroi Trump. Heqja e tarifave do t’i japë fund avantazhit që disa prodhues të uiskit në Irlandën e Veriut kishin ndaj konkurrentëve
VG News ја прикажува оваа вест како агрегирана информација. Целосната содржина е кај оригиналниот извор.