Zgjerohet konflikti në Lindjen e Mesme, Arabia Saudite mbyll një tubacion kyç të naftës pas një sulmi me dron që u lëshua nga një zonë e Irakut
Arabia Saudite ka mbyllë një tubacion kritik të naftës pasi u sulmua me dronë të lëshuar nga Iraku, ndërsa konflikti në Lindjen e Mesme po zgjerohet. Iraku tha se kishte shkarkuar nga detyra një komandant ushtarak dhe kishte nisur një hetim, pasi pranoi se sulmi me dron ndaj tubacionit East-West të Arabisë Saudite ishte nisur nga një prej provincave të tij që kufizohet me Iranin. Tubacioni, i gjatë 1,200 km, i ka mundësuar Arabisë Saudite — eksportuesit më të madh të naftës bruto në botë — të anashkalojë ngushticën e Hormuzit, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express. Incidenti ndodhi në një kohë kur rebelët Houthi, të mbështetur nga Irani, kanë bërë një përparim të madh në Jemen, duke shtuar presionin mbi rrugët globale të transportit të naftës, ndërsa lufta SHBA-Iran po hyn në muajin e shtatë. Të premten, Riadi tha se e kishte mbyllur tubacionin si masë paraprake, ndërsa u publikuan imazhe satelitore që tregonin tokë të djegur dhe tym pranë vendit të sulmit. Ministria e Jashtme saudite tha se sulmi kishte shkaktuar disa të plagosur dhe dëme materiale, të cilat ende po vlerësoheshin. Sipas Reuters, duke cituar kompani që monitorojnë transportin detar dhe analistë, tubacioni ka trans
VG News ја прикажува оваа вест како агрегирана информација. Целосната содржина е кај оригиналниот извор.