Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se lufta me Iranin mund të përfundojë brenda këtij viti, duke lënë të hapur mundësinë që përfundimi i saj të ndodhë edhe pas zgjedhjeve të mesit të mandatit në Shtetet e Bashkuara, të planifikuara për nëntor. Duke folur për zhvillimet në konflikt, Trump tha se përfundimi i luftës mund të vijë më herët, por e lidhi gjithashtu afatin me zgjedhjet e ardhshme në SHBA. “Irani nuk do të përfundojë menjëherë pas, ndoshta më parë, por do të përfundojë menjëherë pas zgjedhjeve të mesit të mandatit. Çmimi i gazit do të bjerë si shkëmb”, deklaroi ai. Në të njëjtën kohë, presidenti amerikan foli edhe për luftën në Ukrainë dhe tha se i ka kërkuar presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky të mos vazhdojë sulmet ndaj infrastrukturës së naftës në territorin rus. “Fola me z. Zelensky për këtë. Ka shumë objektiva të tjerë. Mos e godisni naftën”, tha Trump. Trump u pyet gjithashtu për zhvillimet në fushën e inteligjencës artificiale dhe për mundësinë e vendosjes së kufizimeve më të mëdha ndaj këtij sektori. Presidenti amerikan deklaroi se SHBA-ja duhet të ruajë avantazhin ndaj Kinës dhe të vazhdojë të udhëheqë zhvillimin teknologjik. “Ne jemi përpara Kinës