Miliona evropianë kanë tashmë mundësinë të ndikojnë në mënyrën se si do të duken kartëmonedhat e ardhshme të euros, ndërsa Banka Qendrore Evropiane u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në votim para mbylljes së sondazhit më 21 shtator. Më shumë se 9 milionë njerëz kanë votuar tashmë në sondazhin publik të organizuar nga Banka Qendrore Evropiane (ECB), por institucioni po u kërkon edhe qytetarëve të tjerë të shprehin preferencat e tyre përpara përfundimit të procesit. Në mesin e propozimeve për kartëmonedhat e reja janë zogjtë, lumenjtë dhe figura të rëndësishme të kulturës evropiane, përfshirë kompozitorë. Dizajnet e propozuara dallojnë dukshëm nga pamja e kartëmonedhave që përdoren aktualisht në eurozonë. ECB kishte konsultuar më herët qytetarët evropianë për procesin e ridizajnimit të kartëmonedhave, por kjo është hera e parë që institucioni u kërkon atyre të vlerësojnë drejtpërdrejt 10 dizajnet e përzgjedhura në fazën finale. Dizajnet janë të ndara sipas dy temave të mundshme: “Kultura evropiane” dhe “lumenjtë dhe zogjtë”, transmeton Telegrafi. Rezultatet e votimit do të merren parasysh nga Këshilli Drejtues i ECB-së, por nuk do ta përcaktojnë automatikisht vendimin përf