Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, ka deklaruar se partia e tij do ta bllokojë Kodin e propozuar Zgjedhor, duke vlerësuar se ai përmban zgjidhje serioze që nuk janë as evropiane dhe as demokratike, por krijojnë hapësirë për keqpërdorimin e procesit zgjedhor. “Një ligj i tillë nuk guxon të miratohet nga ky Kuvend. Ne do ta bllokojmë, sepse qytetarët meritojnë një proces zgjedhor të ndershëm dhe demokratik, e jo një proces të kontrolluar siç po përpiqet ta vendosë Hristijan Mickoski, sipas modelit të mentorit dhe, duket, idhullit të tij, Nikolla Gruevski. Ne këtë ligj do ta bllokojmë në Parlament”, deklaroi Filipçe, ndërsa informoi se tashmë janë gati 10.000 amendamente kundër Kodit zgjedhor. Filipçe rikujtoi se LSDM u tërhoq nga grupi i punës për hartimin e Kodit Zgjedhor për shkak të mënyrës se si pushteti më herët e miratoi Ligjin për Qeverinë, pa konsensus me opozitën, duke ndryshuar rregullat e funksionimit të Qeverisë së Përzhinës. “Vendosja e Qeverisë së Përzhinës para rreth dhjetë vitesh, si dhe ndryshimet në vitin 2018, u bënë me konsensus dhe me pjesëmarrjen aktive të bashkësisë ndërkombëtare, partnerëve tanë strategjikë – Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evr